Kusheriri monster perdhunon 8 vjecaren (20 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000

Ky është Ylber Miska, 17 vjeçari pedofil i cili u arrestua dje pasi kishte përdhunuar kushërirën e tij 8 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në komunën e Lumikut në rrethin e Librazhdit. Vogëlushja ka dalë si zakonisht nga shkolla dhe ka marrë rrugën për në shtëpi, por rreth 300 metra larg oborrit të shkollës i ka dalë përpara me maskë kushëriri i saj monstër i cili e ka tërhequr me forcë në një vend të fshehtë dhe e ka përdhunuar.
Vajza, nxënëse e klasës së dytë fillore, ka shkuar e tmerruar në shtëpi ku i ka treguar nënës së saj gjithçka. Nëna e saj nuk ka ndërmarrë asnjë veprim por ka lajmëruar të shoqin që punonte në Greqi. Pas një jave burri ka mbërritur në fshat dhe ka bërë menjëherë denoncimin në Komisariatin e Librazhdit.
Forcat e policisë nën drejtimin e vetë shefit Vladimir Duro, janë vënë në gjurmë të përdhunuesit i cili ka tentuar të largohet. Pas rrethimit të menjëhershëm të zonës, pedofili 17 vjeçar është arrestuar dhe për të Gjykata e Rrethit të Librazhdit ka dhënë po dje masën e arrestit me burg pa afat. Vajza 8 vjeçare aktualisht ndodhet në kushtet e një tronditjeje të rëndë psikologjike./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/