Serbia mban zgjedhjet parlamentare | Lajme - News

  • 4 years ago
?Serbët votojnë sot për të zgjedhur parlamentin e ri. Pavarësisht bojkotit të opozitës, pjesëmarrja duket në të njëjtat kuota me zgjedhjet e kaluara?.

Zgjedhjet në Serbi kanë filluar pa problem në të gjithë vendin. Që prej orës shtatë të mëngjesit votuesit kanë nisur fluksin e ngjashëm me zgjedhjet e kaluara pavarësisht ftesave për bojkot nga një pjesë e opozitës. Ata që votuan duket se i besojnë qeverisjes dhe votën e tyre e kanë hedhur për vazhdimin e reformave.

?Votoj për të ardhmen e fëmijëve tanë që të mos largohen më nga vendi ynë?.

?Pres si gjithmonë që të vazhdojë me këtë tempo?.

Presidenti Vuçiç ka arritur tek qendra e tij e votimit si në një të diel të zakonshme i veshur ndryshe nga takimet zyrtare. Së pari ka pritur në radhë me të gjithë të tjerët për të votuar.

Disa ia qanë hallet në shpejtësi. Një numër i madh mediash priten për orë të tëra për të parë presidentin duke votuar. Pasi dha votën e tij, Vuçiç tha se është i lumtur me pjesëmarrjen pasi ajo ishte e lartë që në orët e para duke e krahasuar me zgjedhjet në Shqipëri dhe thirrjet për bojkot.

Në pyetjen e televizionit Klan nëse zgjidhjen për Kosovën do ta gjejë gjatë këtij mandat, Vuçiç tha se planet do t?i zbulojë më vonë.

?Idro jeni të mirëpritur sonte në shtab dhe kjo varet nga rezultatet pasi nuk kam të drejtë të flas para se të dalin rezultatet, por sonte do të flas?, tha ai.

Serbia ka rreth 6.7 milionë votues të regjistruar që votojnë në mbi 8000 mijë vendvotime. Për 250 deputet garojnë 21 lista, kurse ato janë bojkotuar nga grupi i partive opozitare Lidhja për Serbinë.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended