Ne kerkim te ushtarit italian

  • 4 years ago
Ishte vetëm 10 vjeç kur kishte nisur lufta e fundit në Kosovë. Shpend Lila kishte qëndruar në Prishtinë për tre muaj në kohën e bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

Me të hyrë trupat e NATO-s ai bashkë me familjen kanë qëndruar për një kohë në Gjakovë në vendlindjen e prindërve të tij. Gjatë gjithë ditës aktivitet primar kishte bisedën më ushtarë të KFOR-it.

I lumtur dhe mirënjohës për kontributin e tyre ai kishte shkrepur edhe fotografi me ta përfshirë edhe këtë foto me një ushtar italian të cilin e ka takuar çdo ditë derisa ai e ka përfunduar misionin në Kosovë.

Lila pas 21 vjetësh nëpërmjet rrjetit social Twitter ka kërkuar nga Ministri italian i Punëve të Brendshme që ta gjejnë ushtarin.

Lila me padurim pret që të takojë ushtarin italian që të shkrepë një foto tjetër në të njëjtin vend sërish para 21 vjetësh dhe të kalojë një ditë me të. Është falënderues për kontributin e tij dhe të gjithë ushtarëve të KFOR-it në Kosovë.

Klan Plus

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended