Shqiptaret e Rumanise (13 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Bashkësia Kulturore e shqiptarëve të Rumanisë me qendër në Bukuresht ka festuar këto ditë 10 vjetorin e saj. Me këtë rast, shoqata vuri në qarkullim një sërë botimesh që kanë të bëjnë me kontributin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Rumani dhe punojnë në fushën ekonomike, sociale, politike, kulturore dhe shkencore.
Bashkësia kulturore e shqiptarëve të Rumanisë ka gjithashtu dhe gazetën e vet të titulluar " Shqiptari". Luan Topçiu, pedagog në universitetin rumun, konfirmon për Televizionin Klan.
" Është një gazetë prej 12 faqesh, kryesisht kultutore. Qëllimi final i saj është njohja e kulturës shqiptare për rumunët dhe kjo presupozon materiale në gjuhën rumune si dhe materialet në gjuhën shqipe kryesisht në gjuhën rumune. Gazeta është kryesisht për anëtarët e bashkësisë " Shqiptarët e Rumanisë" por dhe për një publik më të gjerë."
Ekzistenca e komunitetit shqiptar në tokën rumune njihet këtu e 400 vjet më parë. Në atë kohë u vendosën 15 mijë rumunë. Rumania ka qenë një strehë e ngrohtë dhe për patriotët e rilindjes sonë shqiptare me shoqëritë e tyre si " Drita", " Dituria", "Shpresa" dhe " Bashkimi". Vala e shqiptarëve që arritën në Rumani për të kaluar më pas në Perëndim i përket periudhës post komuniste të vitit 1990.
Shumë prej tyre qëndruan në Rumani ku edhe këta bëjnë pjesë në bashkësinë kulturore të shqiptarëve të Rumanisë. Nga këta persona janë afirmuar mjaft personalitete të shquara si Vasil Lupu, Familja Gjika, Viktor Eftiniu, Ibrahim Teno, Jon Karamitri dhe shumë të tjerë. Bashkësia Kulturore e cila këto ditë festoi 10 vjetorin e saj, shërben si një rrugë miqësie duke nxitur më tej marrëdhëniet shqiptaro-rumune.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended