Sanitarja del me COVID, djali infermier, materniteti i Vlorës rrezikon mbylljen, nis dezinfektimi

  • 4 years ago
Materniteti në qytetin e Vlorës rrezikon që të mbyllet dhe stafi të vihet në karantinë të detyrueshme. Shkak është bërë një sanitare, e cila ka rezultuar e infektuar me COVID.

Sanitarja e infektuar ka edhe fëmijë që punon infermier në urgjencën e poliklinikës, i cili është larguar nga puna për të qëndruar në karantinë të detyrueshme për 14 ditë. Ndërkohë që sanitarja ka një motër që punon në maternitet, së cilës i është bërë tamponi.

Recommended