Ahmeti dje i quante horra, sot BDI kërkon mbështetjen e opozitës
  • 4 years ago
Talat Xhaferi në emër të BDI-së kërkoi sot mbështetjen e partive politike shqiptare për idenë e kryeministrit, me arsyetimin se idesë duhet t?i jepet një parashenjë mbipartiake. Ai tha se shqiptarët duhet të formojnë një platformë dhe përbërja e re e Kuvendit t?i japë mbështetje asaj shumice që do të zbatojë këtë ide.

Kjo është një dorë e shtrirë, veçanërisht ndaj partive të shqiptarëve, që të qëndrojmë së bashku pas kësaj ideje. Këtu, sot, ne dërgojmë një ofertë publike se heqim dorë nga ekskluziviteti i kësaj ideje - deklaroi Talat Xhaferi, BDI.

Pavarësisht se Xhaferi sot kërkoi bashkimin rreth një platforme, ishte vet lideri i partisë Ali Ahmeti që muaj më parë refuzoi në mënyrë të prerë çdo takim me liderët e partive tjera, e madje duke i quajtur edhe horra

Me horra nuk ulem, me horra jo dhe mendoj se kam drejtë morale dhe kombëtare tu drejtohem shqiptarëve se nuk u duhen nga 10 parti politike - tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale, kur Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa dolën në mbështetje të kandidaturës së Blerim Rekës, BDI-ja u rreshtua me LSDM-në

Ne do të bëjmë të pabërën në këto hapësira nëse bëhem unë President. Do të bëjë petulla në ujë - u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Alsat
Recommended