Tvklan.al ne vendin ku u vra 40-vjecari Hekuran Billa

  • 4 years ago
Një person mbeti i vrarë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë, në një atentat të ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes. Viktima është Hekuran Billa. 40-vjeçari po lëvizte me makinë, një BMW të bardhë, kur u qëllua për vdekje në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth 22:00, pranë një qendre tregtare në zonën e Komunës së Parisit. Pamjet më lart tregojnë pikërisht vendin ku ndodhi ekzekutimi.

Ndërkohë, një automjet u gjet i djegur në Pezë të Vogël. Makina dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Tvklan.al, nga vendngjarja mëson se makina e djegur është një Benz me portobagazh me targa, të cilat i përkasin një automjeti, tjetër tip Renault. Brenda makinës autoritetet gjetën një armë zjarri të djegur, që dyshohet të jetë tip MP5 me silenciator.

?Rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij. Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit. Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që do çojë në identifikimin e autorit?, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat.

Motivet e ngjarjes së rëndë momentalisht nuk dihen ende. Megjithatë, dyshohet se Billa në vitin 2008 kishte vrarë një person me iniciale P.M.

Recommended