Klubi "kristal" i Shkolles se Mesme "Cajupi" (30 Maj 2000)

  • 4 years ago
Nxënësit e Shkollës së Mesme "Çajupi" përveç ambienteve mjaft komode dhe uniformës së veçantë tashmë kanë krijuar klubin e tyre i cili quhet " Kristal". Që të hysh në këtë klub duhet të kesh këtë kartvizitë, të kesh mesataren mbi notën 7 dhe të mos kesh thyerje note në sjellje. Janë vetëm 150 nxënës nga kjo shkollë ata që gëzojnë privilegjet e këtij klubi.
Ky klub është vendi ku këta nxënës ndihen të lirë. Të ndarë në seksione, media, biznes, kulturë dhe sport, arrijnë të nxjerrin gazetë, revistë por mbi të gjitha ata menaxhojnë vetë kohën e tyre. Ata gjithashtu kontribuojnë me 20 lekë në muaj për mbarëvajtjen e këtij klubi.
Megjithatë nuk është vetëm ky klub arritja e shkollës "Çajupi". Aty ndodhet një ambient ku nxënësit argëtohen në kohën e lirë dhe nuk rendin për të prenotuar diskot për ditëlindje por mblidhen në ambientet e shkollës për ti festuar ato. Drejtoria e shkollës ka organizuar kurse të ndryshme për shoferë, kompjuter , gjuhë të huaj në mënyrë që në përfundim këta nxënës përveç diplomës të marrin dhe njohuri të tjera brenda këtij mjedisi.

Gazetare: Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended