Kisha afër shkollës në Memaliaj - (5 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Afër shkollës ngrihet një kishë. Ky është oborri i shkollës në Memaliaj. Siç shihet shumë pranë shkollës kanë nisur themelet e një ndërtese që mësohet që do të jetë kisha e ardhshme e qytezës së vogël. Ndërtimi i saj është miratuar nga KRT e rrethit Tepelenë por kundërshtohet nga bashkia Memaliaj. Shkaku është afërsia shumë e madhe në shkollë. Si institucion jo fetar që është sipas bashkiakve memalias, shkolla nuk mund të pranojë një simbiozë me kishën, nisur nga distance e vogël e tyre. I njëjti problem ekzistonte në oborrin e një shkolle tjetër në Tepelenë.

Konflikti mes bashkisë së Memaliaj dhe këshillit të rrethit të Tepelenës është bërë i njohur edhe për prefektin e Gjirokastrës, i cili duhet ti jap zgjidhje problemit, por deri tani ky i fundit ka heshtur. Ndërkohë që zyrtarët por edhe qytetarët e Memaliaj kërkojnë spostimin e sheshit të ndërtimit të kishës, puntorët vazhdojnë ndërtimin e saj pranë shkollës duke e lënë problemin e hapur./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended