Vdes nga Covid-19 nje 59-vjecar | Lajme - News

  • 4 years ago
Koronavirusi ka shënuar një tjetër vdekje mëngjesin e së enjtes. Pas disa ditësh në terapi intensive një 59-vjeçar ka ndërruar jetë, duke u bërë kështu viktima e 35 e kësaj epidemie në vendin tonë

?Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një pacient 59-vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid-19. 59-vjeçari vuante nga kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi?.

Në rritje ka ardhur edhe numri i rasteve të reja të zbuluara në 24 orë, mes të cilëve sërish ka personel shëndetësor të infektuar.

?Janë konfirmuar 44 raste pozitive, përkatësisht, 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan. Nga 40 personel shëndetësor të testuar kanë rezultuar pozitivë 9 prej tyre?.

Shumica e rasteve të reja me koronavirus kanë shenja klinike të sëmundjes e për disa prej tyre është nevojitur shtrimi në spital.

?Aktualisht janë 52 pacientë të shtruar, ndërsa 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive?.

Në vendin tonë janë aktualisht 349 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended