Debat me Lleshajn për aksionet e IKMT-së, Ndreu: Ia kam thënë edhe Ramës, s'jemi policë rreshti

  • 4 years ago
Paraditen e sotme ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj së bashku me ministrin e Turizmit Blendi Klosi kanë zhvilluar në Golem me Prefektët dhe drejtues vendorë të bashkive bregdetare një takim për të folur për masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Qëllimi i këtij takimi ishte vendosja e bashkërendimit institucional për menaxhimin sa më të mirë të sezonit turistik. Takimi u shoqërua me debate mes ministrave me kryebashkikët, Pjerin Ndreu zgjedhur nga PS-ja në Lezhë dhe Voltana Ademit nga radhët e PD-së në Shkodër, pasi Lleshaj bëri thirrje që brenda kësaj jave të përfundojë prishja e objekteve pa leje në bregdet.

Dy kryebashkiakët kundërshtuan aksionin e IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në nisje të sezonit turistik dhe aq më tepër pa i informuar më parë. Por Lleshaj u kundërpërgjigj duke thënë se kur shkelet ligji nuk duhet pyetur kryetari i bashkisë për ta ndëshkuar autorin. Ndreu lëshoi akuza të forta dhe madje zbuloi komunikimin që kishte pasur me kryeministrin Edi Rama, por Klosi nuk e lejoi që të vijonte debatin. Ndërsa Voltana Ademi akuzoi se aksioni i IKMT-së sot në Shkodër ku pati edhe debate dhe tension në Velipojë është selektiv. Ministri Klosi bëri të ditur se ditën e premte mbërrijnë chater-at e parë me turistë. "Nga 3000 kërkesa që bëheshin vitet e shkuara për plazhe private sivjet kanë kërkuar vetëm 800. Kjo ose ka të bëjë me situatën ose ka tentativa për abuzim.K jo nuk duhet të ndodhë" tha Lleshaj. Ai theksoi se policia do të marrë masa për ruajtjen e pushueseve në tokë dhe në det.

Recommended