Rekord infektimesh nga koronavirusi | Lajme - News

  • 4 years ago
Rastet pozitive me koronavirus në vendin tonë vijojnë të rriten çdo ditë duke arritur shifrën rekord me 42 të infektuar në vetëm 24 orë.

?Sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë kryer 311 testime nga të cilat janë konfirmuar 42 raste pozitive, përkatësisht, 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore?.

Harta me zonat ku ka prezencë të Covid-19 në vend ka nisur të zgjerohet sërish duke krijuar vatra të reja infeksioni.

?Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Durrës, Berat, Pukë, Shkodër. Rastet e Krujës janë qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore,Në vendin tonë janë aktualisht 327 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër, ku ka transmetime komunitare?.

Problematik është fakti se disa prej rasteve të reja kanë nevojë për hospitalizim. 9 pacientë janë shtruar në 24 orë në Spitalin Infektiv në Tiranë.

?Janë 46 të shtruar pozitivë me Covid19. Është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim?.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 19 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1341 raste.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/