Rekord infektimesh me 126 raste te reja |Lajme-News

  • 4 years ago
4 viktimat e fundit nga Covid janë pacientë të moshave të ndryshme me sëmundje bashkëshoqëruese, sipas Institutit të Shëndetit Publik. Bashkë me to, numri i viktimave arrin kështu në 138 persona që nga fillimi i pandemisë.
?Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin covid2 ?Shefqet Ndroqi?, një 51 vjeçar nga Dibra, një 62 vjeçare nga Tirana, një 68 vjeçar nga Shkodra, dhe një 73 vjeçar nga Tirana, më sëmundje bashkëshoqëruese?
Por në këtë fund Korriku përhapja e koronavirusit është në kulmin e tij. Nga 504 testime, 126 persona kanë rezultuar pozitivë, një tjetër rekord në shifrat e përhapjes se koronavirusit.
Në dy spitalet Covid janë 112 të shtruar, 19 në terapi intensive dhe 7 të intubuar. Tirana mban edhe numrin më të lartë të të prekurve.
?Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 74 raste në Tiranë, nga raste 9 në Kavajë, Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë?.
Që nga nisja e pandemisë gjysma e pacientëve që kanë humbur jetën kanë qenë në Tiranë, qytet që ndiqet nga Shkodra dhe Durrësi. Këto janë edhe 3 qarqet që kanë numrin më të madh të të infektuarve.
Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/