36 raste në 24 orë/ Pipero në Report Tv: S'do kthehemi kurrë pas! Jemi në mesin e fazës së dytë

  • 4 years ago
TIRANË- Shqipëria ka pasur numrin më të lartë të rasteve në 24 orët e fundit që nga zbatimi i masave lehtësuese, e megjithatë për mjekun Pëllumb Pipero, nuk do të ketë kthim të karantinës si disa javë më parë. Teksa të gjithë flasin për një fazë të dytë në shtator, Pipero në emisionin "Repolitix" në Report Tv, tha se kjo fazë e dytë është pikërisht tani, që vjen si pasojë e masave lehtësuese, neglizhencës së qytetarëve, por edhe rritjes së numrit të testeve, edhe pse ishte e pritshme nga ana e bluzave të bardha. Për këto të fundit, më shqetësuese se numri i lartë i rasteve të reja, janë shtrimet në spital.

Recommended