Ne Durres nuk duhet te ndertohen objekte te larta | Lajme - News
  • 4 years ago
Në Durrës nuk duhet të ndërtohen objekte të larta. Është ky konkluzioni i një studimi të Institutit të Gjeofizikës dhe Sizmiologjisë në Selanik së bahsku me atë të Institutit të Gjeoshkencës në Tiranë.

Kreu i Departamentit të Sizmiologjisë, Rexhep Koçi thotë se gjetjet dolën pas tërmetit të 26 Nëntorit.

?Kemi bërë një mikrozonim për qytetin e Durrësit, meqënëse është qyteti më i madh i prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit, që është përfunduar dhe ka rezultuar që periodat e studiuara të truallit mbështesin idenë që në Durrës nuk duhet të ngrihen objekte të larta. Pothuajse një pjesë e mirë e Durrësit. Kjo shërben shumë për atë fushë që kemi përpara për rindërtimin e Durrësit, por nuk e dimë se sa autoritetet do e marrin në konsideratë?.

Përsa i përket tërmeteve të regjistruara dy ditët e fundit, specialisti i sizmiologjisë thotë se ato janë pasgoditje të tërmetit të 26 Nëntorit.

?Këto tërmete janë në zonën që ka qenë aktive që në 26 Nëntor, janë tërmete që janë në atë vazhdën e asaj periudhe që ne e kemi quajtur post-tërmeti, të cilat herë pas here kanë njëfarë rritje, fashiten, qëndrojnë, riaktivizohen?.

Stacionet e vendosura nga ekspertët gjermanë tregojnë se në zonën e Durrësit ka një aktivitet të shtuar sizmik. Por kreu i Departamentit të Sizmiologjisë thotë se të gjitha gjetjet nga 30 stacionet portabël të vendosur në Shqipëri pritet të dalin në fund të muajit Qershor.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended