Gradat shkencore në Shqipëri - (24 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në shtatë vjet Shqipëria ka nxjerrë një mijë doktor shkencash dhe rreth 400 profesor. Bëhet fjalë për vitet 93-99, sepse nga viti 91-93, procedurat ishin bllokuar. Doktor është grada shkencore që jepet pas studimeve të thelluara në një fushë të caktuar, ndërsa profesor është titull shkencor që e marrin ata që kanë karrierë pedagogjike.

Pra me rreth 1400 studiues me tituj e grada shkencore teorikisht Shqipëria mund të renditet ndër ata vende që ka një elitë studiuesish të konsideruar dhe një mendim intelektual tepër të fuqishëm. Ndërsa në praktik ndodh krejt ndryshe. Në vend të studiuesve tanë me grada dhe tituj, punojnë specialist të ardhur nga jashtë, që quhen asistenc teknikë.

Ata shqiptarë që titullin dhe gradën e kanë marrë sepse ja kanë kushtuar jetën shkencës nuk i sheh gjëkundi tjetër përveçse në auditore, biblioteka dhe shtëpi. Ndërkohë janë edhe një pjesë tjetër doktorësh, profesorësh, që i gjen ose në parlament ose në qeveri, apo edhe nëpër parti të ndryshme./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended