Kosova heq reciprocitetin me Serbine |Lajme-News

  • 4 years ago
Pa votat e ministrave të AAK-së qeveria Hoti në mbledhjen e dytë zyrtare ka hequr masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. Kryeministri Avdullah Hoti edhe para se të merrte këtë post kishte premtuar heqjen e masave të reciprocitetit për ti hapur rrugë dialogut me Serbinë. Hoti prêt reflektim të Serbisë karshi këtij vendimi të qeverisë së Kosovës.
?Janë hequr pengesat për një periudhë kohore. Nëse dialogu nuk jep rezultatet e pritura ne e ruajmë të drejtën për ti vendosur sërish. Dialogu do të udhëhiqet nga qeveria e do të votohet nga Kuvendi?.
Ka reaguar ish kryeministri Albin Kurti duke thënë se duke e quajtur vendimin e Hotit në shërbim të Serbisë.
Një këso shërbimi të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendoj. Përveç që dialogu do të jetë asimetrik sepse me reciprocitet të braktisur nga ana e Kosovës aty pala kosovare hyn si fajtore për vonesën e rifillimit të dialogut, ka shkruar Kurti në Facebook.
I dërguari I BE-së për dialogun Kosovë Serbi Miroslav Lajcak ka thënë se vendimi I sotëm tregon përkushtimin e Kosovës për t?iu kthyer tavolinës së dialogut. Presidenti Hashim Thaci e ka mirëpritur vendimin e qeverisë derisa kreu I LDK-së Isa Mustafa e ka quajtur hap të guximshëm të qeverisë Hoti.
Kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani ka reaguar duke thënë se ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë se barazinë e konsideron pengesë. Sipas saj kjo nënkupton se nuk e do vendin tënd të barabartë me të tjerët.

Recommended