Kosova heq masën reciproke me Serbinë/ Hoti: Hoqëm pengesën për vijimin e dialogut - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria e re e Kosovës e kryesuar nga Avdullah Hoti ka marrë një tjetër vendim, për t?i hapur rrugën dialogut me Serbinë. Mëngjesin e kësaj të shtune eshte shfuqizuar reciprociteti me Serbine, vendosur nga qeveria e ish-kryeministrit Kurti. Pas mbledhjes Hoti tha janë hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë.?Kemi marrë një vendim të rëndësishëm sot, duke i hequr pengesat për procesin e dialogut, në përputhje me zotimet që kemi dhënë para partnerëve tanë ndërkombëtar. Tani presim që të njëjtën gjë ta shohim nga pala serbe, që të heqin të gjitha pengesat dhe t?i japin frymë procesin e dialogut. Por ne ruajmë të gjitha të drejtat tona, si shtet sovran, që të vendosim të gjitha masat e nevojshme, për të ruajtur sovranitetin tonë, në koordinim me partnerët tanë?, tha Hoti.Vendimi i qeverisë hyn në fuqi menjëherë. Kryeministri Hoti edhe një herë bëri të qartë se dialogun me Serbinë do ta udhëheqë personalisht.?Tashmë dihet kush e udhëheqë në bazë të kompetencave kushtetuese, edhe po të doja unë nuk mund t?i transferoj kompetenca e mia kushtetuese as te Presidenti e te askush tjetër. Nuk dua dhe nuk do t?i transferoj, kemi marrë përgjegjësinë dhe zotimin se do ta marrim përsipër dialogun. Dialogu udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës që i raporton Kuvendit.?Qeveria e kaluar kishte zëvendësuar taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, të vendosur nga qeveria e ish kryeministrit Ramush Haradinaj me masën e reciprocitetit. Por njëvendim i tillë nuk u mirëprit nga SHBA-të dhe Bashkimi Europian, pasi u konsiderua pengesë për vazhdimin e dialogut .

Recommended