Vrasja e presidentit te klubit Tomorri (16 Maj 2000)
  • 4 years ago
Vrasja e presidentit të ekipit të Tomorrit të Beratit Ardian Çobo nuk është bërë për motive sportive. Lajmi është komfirmuar nga burime nga grupi hetimor i kësaj ngjarjeje të ndodhur 3 ditë më parë. Sipas tyre, autor i kësaj vrasjeje është Altin Goxhi të cilin policia ka shpallur kërkimin në të gjithë territorin e vendit duke shpërndarë sot në të gjitha pikat e kalimit kufitar fotografinë e tij. Ai akuzohet për vrasje me paramendim të Çobës dhe gjyqtarit të futbollit Luan Zylfo dhe plagosjen e arbitrit tjetër Albano Janku.
Prokuria e Tiranës ka nisur që dje shkresat zyrtare për plotësimin e dosjes juridike të shefit të ekipiti të Tomorrit të Beratit në futboll. Ministria e Rendit tha sot se Çobo ka qënë i dënuar më parë me vrasje me 15 vjet burg por është liruar nga qelia gjatë trazirave të Marsit të vitit 1997 dhe ka përfituar nga amnistia e atij viti.
Prokurorët po hetojnë në dy pista në vrasjen e Zhakut. E para ka të bëjë me një sherr familjar mes viktimës dhe vrasësit pasi dyshohet se Çobo i ka rrëmbyer Goxhit të fejuarën në Zvicër dhe është larguar sëbashku me të. Një pistë tjetër të cilët hetuesit nuk e përjashtojnë është ajo e implikimit të Çobës dhe Goxhos në një trafik të mundshëm droge.
Megjithatë burime pranë Prokurorisë tha se dosja e ish presidentit të Beratit po plotësohet për të qënë më të qartë motivet që çuan në vrasjen e tij të Shtunën me 5 të shtëna pistolete në kokë.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended