Rinisin negociatat ne residence - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Negociatorët e mazhorancës dhe opozitës kanë rinisur bisedimet në ambientet e rezidencës amerikane në Tiranë, për të gjetur kompromisin mbi reformën zgjedhore. Palët ende ndahen për çështjet që kanë të bëjnë me depolitizimin e administratës si dhe procesin e ankimimit. Një ditë më parë, palët kaluan 9 orë negociata por pa arritur një marrevëshje. Bisedimet u zhvilluan në rezidencën e ambasadës amerikane dhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ambasadori i BE Luigi Soreca dhe ai i Britanise Duncan Norman tentuan të gjejnë konsensus mes negociatorëve të opozitës Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili dhe socialistit Damian Gjiknuri e deputetes Rudina Hajdari. Në fund të takimit diplomatët inkurajuan palët të arrijnë një marrëveshje, por ambasadorja amerikane theksoi se për çështjet që nuk janë pjesë e rekomandimeve të ODIHR, nëse nuk ka konsensus, palët duhet të tërhiqen.YURI KIMAMBASADORE E SHBATë gjithëve i është kërkuar që të japin që Shqipëria të fitojë. Shqipëria, aleati dhe miku ynë është në një fazë kritike të historisë së saj. 25 marsi ishte një pikë kthese. Është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Evropë. Sikurse jeni në dijeni BE ka vendosur një sërë kushtesh, që Shqipëria të nisë negociatat për në BE, mes tyre është reforma zgjedhore që është në përputhje me rekomandimet e ODIHR. Nëse partitë do të arrijnë në konsensus për masa që shkojnë përtej rekomandimeve të ODHIR ne do të jemi dakord. Por nëse konsensusi për këto pika, të cilat ODIHR ka kërkuar nuk arrihet atëherë palët nuk duhet t'i vazhdojnë më këto kërkesa" LUIGI SORECAAMBASADOR I BE Për BE është e rëndësishme që të mund të përmbushen kushtet dhe të nis procesi i anëtarësimit të vendit sa më shpejtë. Kufijtë janë vendosur nga OSBE/ODIHR-in dhe këtë po kërkon dhe BE nga Shqipëria. Shumë shpejt Komisioni Europian do të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për reformën zgjedhore do ta bëjë më lehtë këtë punë. Falenderoj palët për qasjen e tyre konstruktive dhe i ftoj që të vazhdojnë më të njëjtën qasje konstruktive dhe nesër. Të mos e shpërdorojmë vrulli që arritëm, sepse para së gjithash është në interes të shqiptarëve dhe të ardhmes së Shqipërisë në BEDUNCAN NORMANAMBASADOR I BRITANISE SE MADHEKëshilli politik u krijua për të përfunduar reformën zgjedhore dhe sot është bërë një përparim i mirë, por ka ende punë për të bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojnë nesër, jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugën e saj drejt BE por edhe votuesit shqiptar të kenë zgjedhje të lira herës tjetër. Le të përfundojmë punën".E ndërsa bisedimet vijojnë, presidenti Meta tha sot se mesazhi i një dite më parë i Bashkimit Europian është I qarte: zbatimi I kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore. 8 qershori po afron. Dhe Komisioni europian - nënvizon Meta - mezi po prêt te shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë.

------------------------------------------------------------------
Sub...