Ndikimi i krizes tek negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Muajt qershor dhe tetor të këtij viti do të mbahen mend gjate ne historine e vendit per dy ngjarjet me te rendesishme të 2019. Edhe qershori edhe tetori lidhen ngushte si me zgjedhjet ashtu edhe me celjen e negociatave. Këtë qershor nuk patem hapje të bisedimeve me bashkimin europian por zgjedhje, ndersa tetori mbetet sfidues per per daten e re te shpallur nga presidenti meta, ashtu edhe per premtimin e dhene per te dyten here per celjen e negociatave nga keshilli i bashkimit europian. Por sa te lidhura jane me njera- tjetren keto momente kyce të shqipërisë? Sa ka ndikuar kriza ne shqiperi ne mosmarrjen e dates së bisedimeve në qershor dhe sa garanci ka qe situata do te permirësohet dhe do te ndikoje pozitivisht ne vendimin e tetorit?Komisioni Europian në fund të muajit maj i rekomandoi vendeve anëtare të unionit hapje të menjëhershme të negociatave. Megjithëse shqipëria ishte e qartë për skepticizmin e disa vendeve anëtare si psh franca apo holanda, për herë të parë raporti i komisionit europian për progesin e shqipërisë u publikua në muajin maj, një muaj më vonë me arsyetimin e angazhimit për zgjedhjet në bashkimin europian. Kohë kjo e pamjaftueshme për bundestagun gjerman për të shqyrtuar raportin, ndonëse holanda e gjeti kohën për ta shqyrtuar atë dhe për të votuar KUNDËR hapjes së negociatave per vendin tonë. Por ndërkohë Berlini zyrtar i dha sinjalet e tij. Nënkryetari i grupit parlamentar cdu/csu Johan Wadephul, deputeti i partisë së kancelares Angela Merkel i angazhuar për krizën në Shqipëri, me anë të një deklarate bëri të qartë se shqipëria NUK ka plotësuar asnjë kusht për negociatat gjatë këtij viti duke i dhënë vendit një shans në vjeshtë. Por ajo që do ta rëndonte edhe më shumë situatën ishte një rivendosje e mundshme e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë, një propozim i iniciuar nga Holanda e që i mbetet Komisionit Europian se si do të procedohet, pasi për herë të parë në historinë e unionit vjen një kërkesë e tillë e paprecedentë për rivendosje vizash. Shtyrja e hapjes së bisedimeve për në tetor nuk u propozua vetëm për vendin tonë por edhe për maqedoninë e veriut, e cila i kishte pritshmëritë shumë më të larta, cka tregon se kriza në shqipëri nuk ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në vendimin e këshillit europian por vijimi i saj do të jetë domethënës për vendimin e vjeshtës.

Recommended