Rinisin ndeshjet e futbollit ne karantine | Lajme - News

  • 4 years ago
Luhet futboll edhe pse ende nuk lejohet zyrtarisht. Këto janë pamje nga ndeshjet miqësore që skuadra të Superligës dhe Kategorisë së Parë zhvilluan për të testuar formën e lojtarëve. Flamurtari zhgënjeu duke humbur 1-0 me Orikun.

Ndërsa Partizani fitoi 8-1 me Turbinën e Cërrikut. Stafi i të kuqve e ka quajtur këtë si ndeshje kontrolli, brenda seancës stërvitore. Skuadrat nuk kanë patur leje për të zhvilluar këto ndeshje miqësore por fakti është se ashtu siç aktivitetet e tjera po zhvillohen normalisht, edhe futbolli duhet të shkojë në rrjedhën e vetë natyrale.

Teuta mposhti me rezultatin 4-0 Erzenin, duke treguar një formë shumë të mirë. Tirana është përballur me Vorën me të cilën fitoi 3-2. Skënderbeu fitoi me Dinamon 4-1, Kukësi i shënoi 3 gola Sopotit të Librazhdit, ndërsa Laçi u mposht nga Besëlidhja me rezultatin 1-0. Miqësore kanë zhvilluar edhe Apolonia me Egnatian, e përfunduar 1-2 dhe Tërbuni-Korabi 3-4.

Me përgjigje ose jo nga autoritetet qeveritare, Superliga e bëri fakt të kryer.

Sipas planit, kampionati do të rinisë më 3 Qershor, ndërsa Kategoria e Parë dhe e Dytë më 7 Qershor. Të gjitha ndeshjet do të luhen pa tifozë. Mbetet vetëm aprovimi i fundit i autoriteteve shtetërore të shëndetësisë për t?i dhënë fund sezonit në fushën e lojës.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended