Vërejtje nga nxënësit për procesin mësimor
  • 4 years ago
Një sërë vërejtjesh dhe kritika i janë dorëzuar Ministrisë së Arsimit nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme. Raporti shfaq problemet e ndryshme me të cilat po përballen nxënësit gjatë realizimit të mësimit nga distanca, madje duke e vlerësuar këtë periudhë të jashtëzakonshme si krizë arsimore. Kryetari UNSHM-së, Blendi Hodai tha se pasojat te nxënësit do të jenë afatgjate prandaj përgjegjësi duhet të mbaj Ministria e Arsimit.




Jo të deklarohen se virusi korona i ka gjetur të papërgatitur përndryshe se ato do ta kishin menaxhuar gjendjen. Është e papranueshme sepse pavarësisht se si është gjendja ne jemi në shekullin 21, digjitalizimi në çdo fushë është duke u zhvilluar edhe patjetër arsimi është dashur të mendohet se do të duhet të kalojë nëpër digjitalizim dhe jo digjitalizimi të bëhet për shkak të një krize- deklaroi Blendi Hodai, kryetar i UNSHM-së

Bashkë me raportin nxënësit kanë dorëzuar edhe 12 rekomandime për mësimin nga distanca në rast se edhe viti i ardhshëm shkollor do të vazhdojë ?online. Ndër rekomandimet prioritare është krijimi i një platforme të përbashkët.

Nxënësit nga hapësirat gjeografike më rurale që vijnë dhe ato me nevoja të veçanta janë më të prekur nga kjo situatë. Mendojmë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të gjej alternative gjithëpërfshirëse për ti kyç të gjithë aktorët, të gjithë nxënësit në mësim dhe mos të ketë padrejtësi- pohoi Blendi Hodai, kryetar i UNSHM-së.

Sipas vlerësimeve të UNSHM-së, kjo situatë duhet shfrytëzuar si një mundësi për të analizuar modelet momentale të arsimit si dhe të kërkohen metoda të reja të mësimdhënies.

Melihate Rustemi
Recommended