Hapet spitali infektiv per pacientet me Covid-19

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar sot strukturën e re spitalore për përballimin e situatës së pandemisë së Covid-19.

Ky spital, i pajisur me 100 shtretër, do të vihet në dispozicion për pacientët me Covid-19, ndërsa janë përgatitur dhomat përkatëse për stadet e pacientëve, përfshirë dhomat e terapisë intensive, por edhe një dhomë për emergjenca kirurgjikale.

Kreu i qeverisë u shpreh i kënaqur me përfundimin e kësaj strukture, ndërsa shtoi se situata në vendin tonë me këtë infeksion u përballua mjaft mirë.

?Uroj shumë të mos kemi valë tjetër, por rreziku është i madh. Duhen ruajtur rregullat, sepse mund të ndodhë që numrat të rriten dhe ky spital është përgjigja e duhur për të qenë gati, si dhe masat e tjera që po marrim. Është fantastik, është fantastik?. /tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended