Dy viktima dhe 62 raste të reja me Covid 19, shërohen 17 pacientë
  • 4 years ago
Në 24 orët e fundit, nga 771 teste e bëra 62 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Shkupi vazhdon të mbetet vatra kryesore e infektimit me 24 raste të reja. Por numër i lartë është regjistruar edhe në Shtip 14 raste si dhe në Tetovë ku kemi 12 raste të reja. 4 raste janë regjistruar në Strugë, 3 Gostivar, 2 Kumanovë dhe nga një në Veles, Koçan dhe Vallandovë. Dje ndërruan jetë edhe dy pacientë nga Virusi Korona në vend.
Recommended