Ujerat e zeza pushtojne Alliasin (6 Maj 2000)

  • 4 years ago
Pritëm momentin kur ikën uji i pijshëm për të hyrë pa u lagur në këtë lagje. Vetëm në këto kushte mund të kalosh përmes pellgjve për të parë se nga burojnë ujërat e zeza në Allias. Pikërisht këtu janë çarë dhe tubat e ujit të pijshëm. Nëpër çezmat e pallateve përreth rrjedh një ujë me ngjyrë kafe që i detyron ato të mbushin ujë me bidona pranë qendrës ose ta blejnë ujin që pijnë.
Sipas banorëve, kanali ka 2 vite që rrjedh. Dhe pse banorët janë ankuar askush nuk e rregullon atë. Banorët shprehen gjithashtu se Ndërmarrja e Ujë Kanalizimeve kanë gërmuar për të gjetur tubin e prishur të ujit të pijshëm. Diçka kanë rregulluar dhe e kanë mbyllur përsëri gropën e cila ka mbetur e thatë për tre orë. Këta banorë janë gati dhe të paguajnë vetëm mos të jetojnë në mes të pellgjeve të mbuluar me fekale. Edhe sot ky eskavator po përpiqej të gjente se ku rrjedh uji dhe derisa të riparohet këta fëmijë do vazhdojnë të luajnë kështu.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended