Vijon ndotja ne portin e Durresit (26 Maj 1999)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 1999

Ardhja e mbi tetë trageteve në ditë në portin e Durrësit dhe sidomos dhe afrimi i stinës së verës nxjerr në pah, një nga problemet madhore të portit atë të ndotjes së akuariumit. Për mëse pesë muajsh për pastrimin e tij nuk po mendon asnjë nga firmat pastruese të qytetit, por çdo gjë është lënë në fatin e erës.

Kjo për shkak të tenderit që duhet të bëhej, që më datën 1 Janar të këtij viti për të përcaktuar kështu se cila firmë duhet të bënte pastrimin e akuariumit. Por jo vetëm kaq pasi kjo gjendje po bën edhe humbjen e rreth 40 mijë dollarëve që Banka Botërore jep në vit për pastrimin e akuariumit.

Ndërkohë që firmat presin zhvillimin e tenderit të shumëpritur në port, të gjithë anijet e tragete që ankorohen e përpunohen, nuk bëjnë asgjë tjetër veçse ndotjen akoma më të madhe të këtij uji, jo vetëm me naftë e benzinë por edhe me mbeturina ushqimore. Përball kësaj situate shtrohet vetëm një pyetje. Si do të jetë uji në plazhin e Durrësit këtë vit?/tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended