Gastronomët protestojnë me muzikë, mesazh për qeverinë

  • 4 years ago
Me muzikë nga ora 12 deri në orën 18, gastronomët i porositën autoritetet se nuk mund të prisnin më për hapjen e lokaleve. Ata janë të indinjuar nga qëndrimi i Qeverisë sepse në opinion me javë të tëra kanë dalë me disa data për hapjen e objekteve, që  në fund rezultuan të pasakta.

Nga Oda e Gastronomëve për Alsat thanë se për të qenë në gjendje të hapin objektet, do kenë nevojë për qëndrueshmëri ekonomike dhe kërkojnë  jo vetëm në tarracat dhe në kopshtet verore, mysafirë të  mund të pranojnë edhe brenda lokaleve.

Ajo që më shumë si dhimbje e ndjen çdo gastronom është kur sheh se  ka transport publik, që njerëzit hyjnë në dyqane, se në një bankë ulen nga shtatë ose tetë persona, u lejuan konferencat në hapësira të  mbyllura me numër të pakufizuar njerëzish, ne e shohim këtë, ndërsa neve na thonë për masa që janë jashtëzakonisht të rrepta "-tha Martin Angelovski Oda e Gastronomëve.

A do lëshojnë muzikë, apo jo, ne e dimë se ekzistojnë, sepse ata janë ata që kanë marrë edhe rroga minimale dhe kontribute të paguara, dhe kjo tregon se shteti u ka kushtuar më shumë vëmendjen gastronomëve"-pohoi Oliver Spasovski, kreministër.

Gastronomëve do u lejohet të punojnë në të gjithë objektin, por numri i mysafirëve do të jetë i kufizuar dhe do të shërbehen vetëm ata që ulen në pjesë të caktuar të restorantit. Rreth një tavoline do duhet të ketë 10 metra katrorë hapësirë dhe do munden të ulen vetëm katër persona. Në çdo tavolinë duhet të ketë mjet dezinfektues, ambientet duhet të dezinfektohen rregullisht dhe është e detyrueshme për punonjësit të mbajnë maska dhe doreza.




Ile Petreski

Recommended