Libri ‘’Dashuri në kohën e koronavirusit’’, një dëshmi e pacientëve të infektuar
  • 4 years ago
Gazetarja Ambra Hysa, në një intervistë në emisionin ?? Rreze Dielli?? na tregoi më tepër për librin e saj ?? Dashuri në kohën e Koronavirusit??. Një libër i cili tregon mbi letrat që pacientët e sëmurë i shkruanin familjarëve dhe i ka kthyer në një libër.

?? Libri është me fakte reale dhe unë e kam qëndisur me ato lulkat me ato ngjyrat që i shkojnë për shtat një libri. Libri ka shumë vërtetësi, sepse unë duke qenë në kontakt me lajmin cdo ditë, unë kam lexuar dëshmi dhe histori reale të njerëzve të cilat janë infektuar me koronavirus dhe kam lexuar për rrethanat e tyre për mënyren së si janë infektuar jam informuar dhe i kam ngjyrosur jetët e tyre, personalitet e tyre duke ruajtur identitetet e tyre, por duke i bërë pjesë të një rrëfimi shumë emocional?? thotë ajo.
Gazetarja Ambra Hysa shprehet se përgjithësisht janë letra lamtumire, ato që ajo ka mundur të gjejë më shumë nga pacientët që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

?? Sigurisht që ka dhe nga ata që i kanë mbijetuar luftës, dhe kanë qenë me fat. Përgjithësisht janë letra të fundit, janë letra të veshura me shumë melankoli, me pendesë dhe janë shumë të dhimbshme '? ,shprehet ndër të tjera gazetarja Hysa.
Recommended