Berisha takon Thaçin: Jemi te vendosur te rezistojmë si komb ndaj Milloshevicit (23 Maj 1999)
  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 1999

Pas takimit me krerët e qeverisë, delegacioni i Qeverisë së Kosovës, për dy orë me radhë ka zhvilluar bisedime me liderin demokrat Berisha, nënkryetarin e PD Pollo dhe drejtues të tjerë të kësaj partie. Berisha e ka pritur Thaçin jo si kryeministër i Kosovës po si udhëheqës i UÇK-së. Çështja kombëtare është interesi vetjak numër një për çdo shqiptar theksoi Berisha, ndaj po përpiqemi të ndërgjegjësojmë gjithë forcat politike.

I kemi deklaruar gjithë botës theksoi më tej lideri demokrat Berisha, se jemi të vendosur të rezistojmë si komb ndaj Millosheviçit. Të gjithëve na takon nga një meritë në çështjen e tij kombëtare theksoi kryeministri Thaçi. Ndaj dhe UÇK vlerëson rolin e liderit demokrat Berisha si dje në pushtet dhe sot në opositë.

Pas takimit Berisha dhe Thaçi deklaruan para gazetarëve.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Partia Demokratike mbështet të gjitha përpjekjet dhe është e angazhuar në një përpjekje të fuqishme që përfaqesuesit institucionale, politike dhe ushtarake të Kosovës të punojnë së bashku për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës. Unë e garantova zotin Thaçi se e mbështes atë fuqimisht si përfaqesues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asgjë s?mund ta lëkundë PD-në nga kjo mbështetje. Sikundër kërkova që në një procedurë të ulen së bashku, të krijojnë atë forum. Ne nuk kemi vërejtje personash ja u kam bërë të qartë une ju. Une vetëm se dua t?i shoh përfaqesuesit e bashkuar?.

Hashim Thaçi, Kryeministri i Kosovës:- ?Më vjen mirë që zoti Berisha është i gatshëm si gjithnjë të vazhdojë të punojë në unifikimin e faktorit politik dhe të ndikojë tek ata për t?u bashkuar me forcat të cilat janë duke organizuar dhe udhëhequr luftën dhe popullin në Kosovë?./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended