Trump urdheron hapjen e objekteve te kultit |Lajme-News

  • 4 years ago
Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje guvernatorëve që të hapin objektet e kultit, si kisha, xhami apo sinagoga. Madje kreu i shtëpisë së bardhë i ka paralajmëruar ata nëse ata nuk i përgjigjen thirrjes.
?Guvernatorët duhet të bëjnë gjënë e duhur dhe të lejojnë që këto vende shumë të rëndësishme, thelbësore të besimit, të hapen për këtë fundjavë. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, unë do të kapërcej kompetencat e tyre. Në Amerikë kemi nevojë për me shumë lutje?.
Në përgjigje të presidentit, Gavin Newsom, guvernator i Kalifornisë nuk dha asnjë datë për hapjen e objekteve të kultit, por u shpreh se të hënën do të lëshojë udhëzime të reja.
Presidenti amerikan e quajti padrejtësi që këto shërbime fetare vijojnë të qëndrojnë të mbyllura, në kohën kur shume shtete federale kanë hapur restorantet, baret dhe dyqanet.
Vendet e adhurimit janë mbyllur si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Me rënien e shkallës së infeksionit në shumë zona, është rritur edhe presioni për rihapjen e tyre.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended