Berlini hap kishat per myslimanet |Lajme-News

  • 4 years ago
Kishat në Berlin kanë hapur dyert për besimtarët myslimanë që të luten për festën e tyre me të rëndësishme, Fiter Bajramin, pasi xhamitë kanë një kapacitet shumë të ulët si pasojë e masave të distancimit social për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Xhamia Dar Assalam në kryeqytetin gjerman zakonisht mirëpret qindra myslimanë në shërbimet e së premtes, por aktualisht, në kohë pandemie mund të strehojë vetëm 50 persona. Një kishë fare pranë xhamisë ka ofruar ndihmën e saj edhe gjatë muajit e Ramazanit, duke hapur dyert për besimtarët myslimanë dhe lutjet e tyre në gjermanisht dhe arabisht.
Imami i xhamisë e konsideron një akt human të jashtëzakonshëm që sjell gëzim në mes të kësaj krize botërore. Ai thotë se kriza i ka bashkuar njerëzit dhe ka rritur solidaritetin edhe mes komuniteteve të ndryshme.
Objektet e kultit në Gjermani u rihapën më 4 maj pas disa javësh mbyllje, por besimtarët duhet të mbajnë një distancë prej 1.5 metra nga njeri tjetri.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended