8 raste të reja me Covid |Lajme-News

  • 4 years ago
Tirana, Durrësi dhe Kruja vijojnë të kenë vatra aktive të koronavirusit. 8 rastet e reja të 24 orëve të fundit janë identifikua në këto qytete.

?Janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste? 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë?.

6 të infektuar me koronavirus janë shëruar, mes tyre një ishte rast i shtruar në spitalin infektiv që shërben si i vetmi spital Covid në vend.

?Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive?.

Aktualisht në vend janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Pavarësisht luhatjes se rasteve ditore, epidemiologet vlerësojnë se situata është e qetë. Në afro 4 javë, pandemia nuk ka shënuar asnjë viktimë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended