Uniko - Rrefehet hidrauliku tritolvenes

  • 4 years ago
Vilson Brahaj, i cili është dënuar me 16 vite burgim për vendosjen e tritolit në banesën e Xhelal Dacit në Bathore në vitin 2018, ka folur për emisionin ?Uniko? nga Spartak Koka në Klan Plus, ku ka rrëfyer përse e ka kryer këtë krim.
Gjatë intervistës telefonike nga burgu i Elbasanit ku vuan dënimin, Vilson Brahaj ka thënë se nuk ishte në dijeni se kujt i përkiste banesa ku vendosi eksplozivin.
Familja Daci është prej disa vitesh në hasmëri me familjen Kolaveri, dhe këto konflikte janë pasuar me vrasje dhe atentate.
Por, Vilson Brahaj thotë se nuk e ka ditur e kujt ishte banesa ku vendosi tritolin, dhe nuk ka treguar as emrin e porositësit, por u shpreh se e njeh atë person.
Ndër të tjera, Vilsoni ka thënë se pranoi të vendoste tritolin pasi kishte nevojë për para. Me arsim të mesëm dhe profesion hidraulik, Vilson Brahaj tregon se ishte hera e parë që vendoste tritol dhe u instruktua nga porositësi. E megjithatë, sipas tij, ai nuk e mori kurrë pagesën që i ishte premtuar.

#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended