Emisioni 112 , ep 24 - 'Pse lag murin', gratë shpulla njëra-tjetrës para policisë, i ndajnë policët
  • 4 years ago
Në episodin 24 do të ndiqni: "Pse lag murin", gratë shpulla njëra-tjetrës para policisë, i ndajnë policët (Pamjet në Emisionin 112)
VIDEO/Konflikti agravoi në përplasje fizike para patrullës, efektivët ndanë gratë nga njëra-tjetra
VIDEO /Adoleshenti me biçikletë hidhet në ajër pas përplasjes nga makina tek vijat e bardha

Në këtë episod të Emisionit 112 jemi me patrullat e Komisariatit nr. 4 të kryeqytetit ndërsa ju sjellim video ekskluzive nga puna e përditshme e Policisë së Shtetit gjatë këtyre ditëve që vendi po kalon. Efektivët e policisë vijojnë detyrën në ndihmë të qytetarëve pavarësisht rrezikut nga COVID-19. Në episodin e sotëm efektivët reagojnë pas një konflikti në Tiranë ndërsa palët përplasen me njëra-tjetrën pasi shkon policia.

Gazetar: Antonio Çakshiri
____________________
TIRANË - Lagia e murit ndarës të banesave me ujë është bërë shkak i një konflikti mes dy familjeve në zonën e Bregut të Lumit në Kryeqytet. Në episodin e kësaj jave të Emisionit 112 ju sjellim pamjet ekskluzive nga reagimi i Policisë së Shtetit në këtë konflikt teksa palët e përfshira vijuan të përplasen me njëra-tjetrën edhe pas mbërritjes së policisë ndërsa efektivët qetësuan situatën dhe shoqëruan dy persona në komisariat.

Në Emisionin 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri ju sjellim historinë e plotë, që nga marrja e telefonatës nga salla operative deri në reagimin e patrullës së policisë në vendngjarje, përplasjen mes palëve dhe shoqërimin e tyre në komisariatin nr. 4.

Në orët e mbrëmjes një njoftim për vjedhje në një banesë dhënë në Policinë e Shtetit përmes Komisariatit Dixhital, vë në veprim urgjent patrullën me të cilën jemi edhe ne. Ndiqni përgjatë emisionit se çfarë ndodh në këtë rast.

Në fund të këtij episodi transmetojmë pamjet filmike nga dy aksidente të ndodhura në Tiranë. Në një nga aksidentet një adoleshent me biçikletë u përplas nga makina teksa po kalonte në vijat e bardha tek Zogu i Zi ndërsa në aksidentin e dytë një i moshuar me biçikletë u përplas nga makina në Bulevardin Zhan D'Ark.
Recommended