17 raste te reja me Covid-19
  • 4 years ago
17 raste të reja janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet e reja janë në 8 në Tiranë, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë.

Të gjitha rastet e reja janë kontakte të rasteve të mëparshme, por edhe vatra të reja, për të cilat Ministria e Shëndetësisë thotë se po vijon hetimi epidemiologjik.

Këto 24 orë është kryer testimi i 306 qytetarëve të dyshuar, ndërsa numri total i të infektuarve ka shkuar në 933.

Kjo është dita e tretë në të cilën vazhdon rritja e rasteve të reja. Prandaj Ministria e Shëndetësisë apelon që qytetarët të respektojnë masat e vendosura që të minimizohet përhapja e virusit.

Aktualisht me sëmundjen janë 188 persona aktivë, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz dhe Berat. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive.

?Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, ndërsa bizneset duhet të zbatojnë protokollet strikte?, tha Robena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended