'Shembja e teatrit', Meta akuza të forta: Aktet tregojnë veprimtari të mirëstrukturuar kriminale
  • 4 years ago
Në lidhje me aktin e miratimit të shembjes së godinës së teatrit Kombëtar nga Këshilli Bashkiak, ka ardhur reagimi i fortë i presidentit Meta, i cili e cilësoi këtë akt kriminal që provokon paqen sociale ën vend. Ai hodhi akuza të forta ndaj Bashkisë Tiranë se me aktet e fundit tregojnë një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale.

"Teatri e mbron më mirë se kushdo tjetër Kushtetuta dhe të gjitha konventat ndërkombëtare ku Shqipëria aderon dhe prevalon mbi çdo akt tjetër. Më duket një marrëzi e jashtëzakonshme çdo përpjekje për të prishur teatrin pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore të kësaj çështje që ka marrë dhe një dimension të qartë ndërkombëtar dhe europian. Nuk kam diçka të re nga 24 orët e mëparshme kur dola para jush për të sqaruar arsyet e padisë së re të vendimit të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese. Ende nuk mund të besoj disa akte dhe fakte që janë denoncuar edhe nga media dhe në prokurori, pasi më duket një papërgjegjshmëri përtej çdo ekstremi dhe llogarie , sepse nuk kemi të bëjmë thjeshtë me shkeljen e Kushtetutës dhe ligjeve, por dhe përmbushjes  së parimeve të shtetit të së drejtës dhe përgjegjësisë penale për shkatërrimin e  teatrit kombëtar, por aktet e fundit të bëra publike flasin për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale. Na mjaftojë kazmat e komunizmit ndaj kisha e objekteve të kulturës. Në këtë situatë ende pandemie në vend të merremi me menaxhimin më të mirë të saj,  do i vinim kazmën edhe përpjekjeve tona për integrimin e vendit si dhe do të ishte një provokim mjaft serioz për paqen sociale", tha Meta.
Recommended