Rama inspekton projektet infrastrukturore | Lajme-News

  • 4 years ago
Ndonëse Tetori është afati i përfundimit të punimeve të Lungomares 2 në Vlorë, Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që kjo fazë e projektit të jetë gati për festën e fëmijëve.

Pjesë e këtij projekti është ndërtimi i një plazhi të ri natyral përgjatë buzës së detit, si dhe një plazh urban me rërë mbi shëtitore.

Sakaq janë parashikuar edhe ndërtimi i dy pishinave publike, një olimpike dhe një për fëmijë. Por gjatë inspektimit Rama nuk i kurseu sugjerimet për kryebashkiakun e Vlorës.

Kryeministri tha se pika karburanti në Lungomare nuk u hoq për shkak të ndalimit të shpronësimit me vendim të Gjykatës së Lartë.

Kryeministri inspektoi edhe punimet e By Pass-it të Vlorës, që pritet të sjelle një ulje të trafikut brenda Lungomares.

Me tej Rama pa nga afër ecurinë e punimeve në Bulevardin ?Ismail Qemali?, ku rikonstruksioni i fasadave po shkon drejt fundit. Ai njoftoi se së shpejti hapet gara për Parkun e Shtëpisë së Flamurit, që do të lidhë këtë bulevard me Lungomaren.

Më herët, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Fierit, Kryeministri Rama inspektoi edhe punimet e Unazës së Vjetër të qytetit.

Projekti që pritet të përfundojë brenda muajit Shtator përfshin rehabilitimin e shëtitores përgjatë lumit Gjanica, si dhe rrugën Jakov Mile. Krahas ndërhyrjeve mbitokësore e nëntokësore, edhe ato në fasadat e pallateve janë pjesë e projektit.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended