Shfuqizohet matura shtetërore për këtë vit
  • 4 years ago
Këtë vit shkollor nuk do të realizohen matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtar për shkollat e mesme tre dhe katërvjeçare. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi këtë e bëri të ditur në emisionin ?Rruga drejt? në Alsat duke shtuar se kjo nuk do të jetë pengesë për maturantët që të regjistrohen në universitete. Sipas Ademit, provime kualifikuese do të organizohen vetëm për ato fakultete ku ekziston konkurrencë e lartë, krahasuar me numrin e vendeve të lira për studentët.
Recommended