Terapia me antitrupa plazmatike funksionoi në Itali, po Shqipëria ISHP Jemi në dilemë

  • 4 years ago
Në Itali po përdoret terapia plazmatike me antitrupa nga pacientët e shëruar dhe po rezulton e suksesshme. Por, a po e konsideron edhe vendi ynë një metodë të tillë dhe nëse po, a e kemi teknologjinë, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico u shpreh se kjo do të dojë kohë që të gjitha këto njohuri të vendosen në platforma të aplikueshme pasi janë në faza eksperimentale.

"Në fakt kjo është një nga ato gjëra që jemi shprehur shpesh duke konstatuar se komuniteti mjekësor është në dilema të jashtëzakonshme, përdorimi i cdo lloj metode ose gjetje janë në faza eksperimentale, do të dojë kohë që në fakt që të gjithë këto njohuri të vendosen në platforma të aplikueshme" tha ajo.

Sa i përket testeve serologjike, të cilat kanë nisur prej disa ditësh dhe tashmë po bëhen edhe te spitali COVID-2, Sanatoriumi, Fico u pyet për rezultatet, por u përgjigj duke thënë se "Të gjithë po ndjekim me interes metodën serologjike, vazhdojmë me validimin e metodës". Në fund, drejtoresha e ISHP-së, e pyetur nëse personat që kanë kaluar COVID-in, a krijojnë imunitet për një kohë të pacaktuar, tha se "Në fakt këto studime janë në faza preliminare".

Recommended