Report TV - Situata me COVID, Brataj:Dy javët në vijim janë vendimtare

  • 4 years ago
Dy javët në vijim janë vendimtare, sipas Brataj, ku do të shihet edhe efekti i lehtësimit të masave, ndonëse sipas tij, pritshmëritë nuk janë që të ketë një rritje të të infektuarve dhe për këtë dha disa argumente.

"Ajo që unë shikoj kemi modele të ndryshme të masave, dhanë rezultat dhe kjo mund të jetë një nga aspektet pozitive, kemi 7-8 javë të izoluar, maksimumi në spitale ka qenë 80 ditë. Kush ka qenë i infektuar është negativizuar Kjo hapje që po bëjmë ne është e kontrolluar, nëse pas dy javësh do kemi një rritje të infeksionit, por që nuk është jashtë kontrollit. Këto dy javë janë vendimtare, kjo varet dhe nga respektimi i masave. Duke parë që është si sezon që virusi është drejt zhdukjes, temperaturat e larta ndikojnë në zbutjen e virusit", përfundoi Brataj në Report Tv.

Recommended