Mberrijne pajisjet mjekesore nga BE | Lajme - News

  • 4 years ago
Dërgesa e parë e Bashkimit Europian me mjete mbrojtëse dhe pajisje mjekësore ka mbërritur këtë të hënë në Tiranë. Gjatë dhurimit mori pjesë edhe ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca që e quajti të domosdoshëm fuqizimin e stafit mjekësor në luftën ndaj Covid. Përmes donacionit prej 4 mln euro janë mundësuar mbi 110 mijë doreza, 200 maska, 1 mijë litra dezinfektantë për duart ndërsa të tjera pajisje pritet të vijnë.

?Në javët e ardhme do të vijnë kite të tjera testimi,50 ventilatorë dhe 5 ambulanca. Ne vazhdojmë t?i qëndrojmë pranë Shqipërisë, më afër se kurrë, pasi së bashku jemi më të fortë?, tha Soreca.

Duke vlerësuar solidaritetin e BE-së, ministrja Ogerta Manastirliu shtoi se krahas lehtësimit të masave duhet rritur kujdesi e vigjilenca.

?Tani është më e rëndësishme se kurrë që të ruajmë vigjilencën dhe të kemi mjete mbrojtëse për personelin mjekësor. Ndaj ky grant fuqizon akoma më shumë stafet mjekësore në këtë luftë kundër COVID-19. Do të ketë nevojë që sistemi ynë shëndetësor të forcohet me këto pajisje?.

Bashkimi Europian ka akorduar për Shqipërinë një shumë prej 50 milionë eurosh për të përballuar pandeminë globale.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended