Report TV -Lista e biznesve që hapen/ ekonomia po i kthehet normalitetit! Më 11 maj nisin punën

  • 4 years ago
TIRANË- Pas mbylljes totale të shumë aktiviteteve ekonomike që prej datës 13 mars për të mos lejuar përhapjen e COVID-19, në vend, duket se tashmë jeta ekonomike po i kthehet normalitetit. Qeveria ka njoftuar hapjen e një sërë aktivitetesh të tjera gjatë këtij muaj. Më 11 maj është paralajmëruar hapja e disa bizneseve duke respektuar protokollin mjekësor për të mos u kthyer vatër infeksioni.

?Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Kryeministri Edi Rama kanë njoftuar se më datë 11 maj do të hapet kategoria tjetër e bizneseve që do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre, nga ora 05.00 e mëngjesit dhe deri në orën 17.30 të pasdites. Pjesë e kësaj kategorie do të jenë berberët dhe parukeritë. Po ashtu do të lejohet të ushtrojnë aktivitetin nën masa të rrepta sigurie edhe klinikat dentare?.

Recommended