Xhamitë hapën dyert për besimtarët

  • 4 years ago
Në Tetovë ora policore nuk respektohet plotësisht. Gazetarët e emisionit 360 gradë që transmetohet në Alsat, zbuluan se në këtë qytet ndalesa për lëvizje nuk respektohet siç duhet. Në kohën e orës policore, nëpër rrugët vërehen fëmijë dhe të moshuar. Ekipi i 360 gradë madje incizoi një shitore e cila punon në orën 23 të mbrëmjes dhe që është përplot blerës. Gjëra blinin edhe policët.

?Shitorja punon. Punon me ritëm të lartë. Guxon të punoj? Shumë je duke pyetur, shumë po përziheni. Nënë me fëmijë, blejnë të gjithë. Kurse ju maska nuk mbani. Epo, të na dënoni. Por, nuk e di me kë kam punë?

Pyetëm në MPB, pse policia nuk i ka gjobitur qytetarët që kanë blerë gjëra në orën 23. Pse nuk ka sanksione për pronarin e shitores dhe pse policët që blinin, kanë lejuar të banorët e Tetovës të lëvizin gjatë orës policore. Nga Ministria u përgjigjën shkurt:

MPB:

?Ju informojmë që Sektori i Punëve të Brendshme- Tetovë, do të ngrit procedurë disiplinore kundër këtyre nëpunësve të policisë dhe pas mbarimit, në mënyrë përkatëse do t?ju informojmë?.

Në Gjykatën Penale të Shkupit deri dje nga Prokuroria janë pranuar 471 lëndë për 576 persona që e kanë shkelur orën policore. Aktvendime janë marrë për 447 lëndë apo 544 persona, me propozim të Prokurorisë. Të gjitha dënimet lëvizin nga 2000 euro e më lartë. 23 qytetarë kanë dorëzuar ankesa për dënimet e shqiptuara ku pas kësaj gjykata cakton gjykim. Nëse këto 544 persona nga Shkupi nuk ankohen për lartësinë e dënimit, duhet të paguajnë 1 milionë euro. Sot në mbarë vendin, Prokuroria dorëzoi propozime me urdhëresë dënimi për 19 banorë nga Shkupi, 1 nga Tetova, 2 nga Struga, 7 nga Prilepi dhe 29 nga Strumica.

Bojan Stojanovski

Recommended