Të shohësh me sytë e shpirtit/Historia e gazetares së verbër: Nuk linda kështu, por të paktën jetoj

  • 4 years ago
Ndonëse jeta nuk i ka buzëqeshur gjithmonë, ajo vazhdon të gjejë forcën për të jetuar si të gjithë të tjerët, te gjërat e vogla gjen lumturinë dhe motivin për të vazhduar përpara. Gazetarja Veko Tushe ka humbur shikimin në moshë të vogël gjatë një aksidenti të rëndë, por kjo nuk e ka ndaluar të ndjekë ëndrrat e saj, të bërit gazetari në radio apo edhe pasionet si udhëtimet dhe shkrimi i poezive. ?Nuk kam lindur e verbër, por falë Zotit jam gjallë dhe mirë? rrëfen në një intervistë në ?Rreze Dielli? ajo.

Edhe pse nuk e sheh botën si të tjerët, Veko, e cila kontaktin me materien e ka nëpërmjet syve të shpirtit, tregon për njerëzit që i kanë qëndruar pranë, ndër të cilët përmend dy mjekë të huaj. Për ta, ajo shprehet se kanë ridimensionuar jo vetëm fytyrën, por i kanë dhënë formë tjetër edhe shpirtit të saj.

Recommended