A po përhapet panik për fshehje viktimash? Zëdhënësja e PD-së: Rama tmerroi njerëzit

  • 4 years ago
Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa në një lidhje me skype për edicionin qendror në Report Tv ka komentuar në lidhje me situatën e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.

Ajo është shprehur se situata në vend është pozitive, pasi numri i të prekurve është ulur, duke theksuar se kryeministri  Rama ka përhapur panik me fotot e arkivoleve.

Zhupa gjithashtu ka shtuar se se vendi nuk po përballet me një pandemi të COVID-19, por një pandemi ekonomike.

"Nuk po vuajmë më me pandeminë e koronavirusit, sepse shifrat janë mirë, por po vuajmë nga një pandemi ekonomike dhe duhet të japim propozimet tona, pasi qytetarët kanë nevojë për ndihmë", ka thënë ajo.

Në lidhje me pyetjen e drejtuar nga spikeri Besart Jacaj, se si kishte lëvizur gjatë kësaj kohe prej rregullave të izolimit, ajo është shprehur se nuk e ka përdorur portalin e vendosur për qytetarët e-albania, por numrin ku mund të dërgohen mesazhe.

"Për shkak të funksionit politik kam lëvizur,por  jam adresuar gjatë fundjavës kur nuk isha për punë në numrin e telefonit 55155 që është vendosur",  ka thënë Zhupa.

Recommended