Rama zbulon Komitetin Teknik te Eksperteve "Lajme-News

  • 4 years ago
Nga 18 Maji, 90 % e aktiviteteve do të jenë të hapura. Ndër të vetmit që ende është në diskutime është transporti publik. Kryeministri, që ka zhvilluara një mbledhje online me Komitetin e Ekspertëve dhe ka zbuluar edhe emrin e drejtueses së tij, pas afro 3 muajsh që ai funksionon, flet për masat liberalizuese.
Ekspertët bëjnë apel për kujdes. Mjeku Dritan Kalo ndërkaq siguron se Shtatori nuk do të sjellë një valë të shtuar të të prekurish, por kujdesi duhet të vijojë të jetë primar.
Javët e fundit janë 3 fishuar testimet dhe Ministrja, duke iu referuar shifrave të vdekshmërisë nga Covid-19, flet me optimizëm për situatën.
Ekspertët minimizojnë mundësinë e qarkullimit të virusit përpara Marsit.
Rikthimin në normalitet do të vazhdojë të jetë i shoqëruar me fushata sensibilizuese për të vijuar me masat mbrojtëse, që kërkon distancim fizik dhe higjienë të lartë personale.
Tv Klan

Recommended