Rama zbulon emrin e krye-negociatorit te Shqiperise me BE
  • 4 years ago
Kryeministri i vendit, në kuadër të Ditës së Europës ka mbajtur një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE, Luigi Soreca.

Gjatë fjalës së tij, Soreca tha se BE do të vijojë të jetë në krah të Shqipërisë për ta ndihmuar e mbështesë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Soreca u shpreh se për Shqipërinë janë përcaktuar 230 milionë euro të cilat shkojnë për sistemin e shëndetësisë, e se po ashtu 45 milionë euro do të jepen në muajin Korrik, të cilat do të shkojnë për mbrojtjen sociale, të asaj pjese që është me e cenueshme në shoqëri.

Sa i takon çeljes së negociatave për Shqipërinë, ambasadori i BE tha se vendi jonë është në segmentin e fundit të reformave.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë Edi Rama, ka zbuluar edhe emrin e kryenegociatorit që do të udhëheqë negociata e Shqipërisë me BE.

Ai do të jetë ambasadori Zef Mazi, ku së bashku me një grup të mirëzgjedhurdo të jenë regjia e betejës që do të zhvillohet për negociatat, siç tha Rama.

?Shpresoj se me presidentin, opozitën parlamentare dhe jashtë parlamentare ne të mund të japim një kontribut të gjithë. Secili me barrën e tij? qeveria ka barrën më të madhe dhe ne jemi gati ta mbajmë?. /tvklan.al
Recommended