“Reketi”, Ruskoska: Aktakuza, jo vetëm me një dëshmitar
  • 4 years ago
Rasti ?Reket? është i montuar, pa prova-tha Katica Janeva e cila sot paraqiti mbrojtjen e saj para gjyqit. Ajo tha se nuk ka marrë para që t?ia lehtësojë pozitën biznesmenit Orce Kamçev në rastin ?Perandoria? të PSP-së. Në dhjetor të vitit 2018 në PSP të gjithë prokurorët u pajtuan të hiqet paraburgimi për të dyshuarit dhe të zëvendësohen me arrest shtëpiak, mes të cilëve edhe ata në rastin ?Perandoria?, tha Katica Janeva dhe kujtoi vendimin e Gjykatës Supreme e cila e liroi Kamçevin nga arresti shtëpiak në muajin mars. Janeva thotë se me këtë mendim të Gjykatës supreme ka filluar edhe opstrukcioni ndaj PSP-së.

Asnjëherë nuk jam lajmëruar te ndonjë gjykatëse e Gjykatës penale ose Apelit, e jo më t?i shkund brekët. Kur jemi te Jordan Kamçev. Ai paraprakisht kërkoi me garanci. U refuzua katër herë. Dhe dy herë dhashë mendim negativ që t?i refuzohen, pasaporta e Maqedonisë dhe e Bullgarisë. I dhashë vetëm pasaportë të përkohshme që e miratoi gjykata- tha Katica Janeva

Prokurorja Villma Ruskoska e përgënjeshtron Janevën. Ajo deklaroi se në rastin ?Reket? ka prova dhe se rasti nuk ndërtohet vetëm mbi deklaratën e dhënë nga biznesmeni Kamçev. Ruskoska tha se kanë dëshmuar se Janeva ka marrë para nga biznesmeni.

Vilma Ruskoska, Prokurore

"Fakt është se ish kolegia ka marrë para, 50 mijë euro nga Bojan Jovanovski që absolutisht është e palejuar për cilindo prokuror. Dhe aspak nuk është me rëndësi nëse ato janë nga çifti Kamçevi ose nga ndonjë person tjetër. Me rëndësi është se ka marrë para e kjo është e palejuar me ligj.

Çfarë dëshmie keni për këtë?

Edhe nga Bojan Jovanovski.

Si është fakt se ka marrë para, përmes fotos?

Ajo është videoklip, jo vetëm foto.

A pranon diçka në videoklip?

Ka shumë të saktë, a janë numëruar nga ana e hetuesve dhe janë 50 mijë euro?

Shihet mirë, ju ishit më larg ulur. Shihet mirë shuma?.

Katica Janeva në deklaratën e saj tha se paratë që shihen në foto janë para që ajo ia ka dhënë Boki 13 për mobiliet që ia kishte sjellë ai. Ajo pret vendim për lirimin e  saj.

Sipas mendimit tonë kjo është ngjarje e kurdisur me qëllim që të dëmtohet Katica Janeva si prokurore speciale- tha Irena Frçkovska, avokate.

Si e para, nuk pamë para. Në gjykatë askush prej neve nuk pa para. E dyta, dëgjuam premtime të ndryshme se janë bërë ekspertiza. Ne nuk pamë asnjë ekspertizë- tha Deljo Kadiev, avokat.

Për rastin  ?Perandoria? Janeva tha se pasi gjykatësja Vesna Dimishkova ka miratuar masa të posaçme hetimi që të ndiqen të dyshuarit, Kamçev menjëherë e ka mësuar këtë nga Vasil Dimishkov-vëllai i gjykatëses dhe më tepër nuk kanë biseduar për detaje përmes telefonit, ndërsa provat kundër tij i kanë siguruar njerëz tjerë. Janeva thoshte se Bojan Jovanovski nuk i ka kërkuar informata për rastin në PSP, ndërsa me te kanë biseduar vetëm për modë dhe për peshën e trupit.

Igor Stefanovski
Recommended