Report TV ndjek 'udhëtimin' e mbetjeve, te Grykëderdhja e Ishmit lopët e plehrat pushtojnë bregun

  • 4 years ago
TIRANE-Prej disa ditësh Report Tv ka ngritur shqetësimin e mbetjeve në lumenj që përfundojnë në fund në det. Ditën e sotme, gazetari i Report Tv Arsen Rusta ishte në grykëderdhjen e Ishmit, mes Kepit të Rodonit dhe fshatit Adriatik ku përfundon 'udhëtimi' i mbetjeve nga Tirana.

Në bregun e detit 'vizitorët' e vetëm në këtë kohë ishin lopët, ndërsa e gjithë zona është e mbushur me mbetje nga më të ndryshmet, plastike, spitalore, pjesë makinash, etj.

Bregu i ngjan një landfilli të hapur, kërcënim real, ndërsa për turizëm as që nuk mund të bëhet fjalë, pasi vendin e tyre e kanë zënë plehrat dhe lopët, ndërsa një tjetër shqetësim i madh është edhe ushqimi i këtyre të fundit.

Një i ri, peshkatar u shpreh për Report Tv se "Ky është Ishmi dhe lumi i Tiranës që bashkohen bashkë, sjellin këto pisllëqe. Sot kam dalë për peshk".

Një tjetër theksoi se më shumë sesa peshk në rrjetat e tyre ka plastikë. "Të gjitha këto vijnë nga Tirana, nuk i sjell deti. Kam 20 vite peshkatar. Dita ditës është akoma më keq. Një herë e kanë pastruar pjesën tjetër, këtej jo. Ka ditë që kapim vetëm plastikë dhe jo peshk, bidona, dhe mbetje që vijnë nga Tirana.

Peshku nuk hahet më këtu, pasi uji është i ndotur. Baseni është i qelbur. Këtu nuk ka vendosur dorë askush, u bënë 30 vite. Lana dhe Fushë Kruja shkarkojnë këtu".

Recommended